Kreu i PD-së, Sali Berisha është pyetur në lidhje me kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për t’u pyetyr si person në dijeni në lidhje me çështjen e “21 Janarit”.
Berisha tha se nuk ka dijeni për informacionet që Meta ka, por sipas tij, mund të ketë më shumë gjëra për të sqaruar.
“Nuk kam dijeni se çfarë, apo cilat gjëra di Ilir Meta më shumë se unë! Mund të dijë, është normale. Ajo ngjarje ka në bazë falsifikimin. Ilir Meta mund të ketë gjëra për të sqaruar më shumë se unë. Shpresoj të merren me seriozitetin më të madh me këtë çështje.”– tha Berisha.



