Ka reaguar për herë të parë avokati Uljan Barjami pas lirimit nga arresti me burg prej 3 ditësh.
Bajrami, në programin “Breaking” me Dafina Hysën, ka treguar se tone të larta në atë seancë gjyqësore nuk ka patur nga ana e tij, por nga ana e prokurorit dhe gjyqtares.

Kam dijeni që procedimi do të vazhdojë, akuzat janë ende të paqarta. Nuk jemi njohur ende me kualifikimin që pritet të bëjë Prokuroria.
Nuk është audio-përgjim, por regjistrim i audios gjyqësore. Unë kam qenë përfaqësues i njërit prej personave të arrestuar.
Kur ka ardhur radha ime për të mbrojtur personin që përfaqësoja, kam konstatuar që nga ana e Prokurorisë ishin paraqitur rrethana të pavërteta. Ky ka qenë diskutimi i parë.
Në asnjë moment nuk ka patur tone të ngritura nga ana ime. Prokurori ka qenë me tonë të ngritura ndaj meje.
Unë nuk isha i pandehur në atë seancë për të patur diçka me prokurorin.
Thashë që do ta ndjek personalisht çështjen, për të ndjekur të gjithë hapat ligjorë për mbrojtjen e klientit tim.
Prokurori ka reaguar menjëherë dhe ka thënë: ‘Çfarë ka me mua ky? Do ta arrestoj!
’” – tha Uljan Barjami.