Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar gjatë orëve të natës në Elbasan.
Bëhet e ditur se forca të shumta policie kane kryer kontrolle në disa banesa. Paraprakisht jo zyrtarisht mësohet se janë arrestuar 40 persona.
Nga informacionet e deritanishme thuhet se gjatë këtij operacioni policia ka sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Pritet që gjatë ditës policia të ketë një komunikim zyrtar në lidhje me këtë operacion.