Policia e Lezhës ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili akuzohet për mbajtje pa leje të mjeteve prerëse. Sipas burimeve zyrtare nga policia, shtetasi me inicialet G.D., banues në Lezhë, u kap në flagrancë me mjete prerëse të paligjshme.
Arrestimi i tij ka ardhur pas një kontrolli të ushtruar nga forcat e rendit, ku gjatë verifikimeve u gjetën dhe sekuestruan mjete të ndryshme prerëse që ishin në posedimin e tij pa leje të duhur. Policia ka nisur hetimet për këtë rast dhe ka marrë masa për ndalimin e të riut, i cili do të përballet me akuzat për mbajtje dhe përdorim të mjeteve prerëse në kundërshtim me ligjin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 19 vjeç, banues në Lezhë, pasi iu gjetën në automjet, 2 mjete prerëse (thika). Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet prerëse dhe automjeti i këtij shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. D., 51 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.
