Ende nuk kanë kaluar 12 orë nga ngjarja e rëndë në Manëz, ku mbetën të vrarë dy të rinj me armë zjarri dhe policia ndodhet në vendngjarje.
Ajo që ka mbetur pas është heshtja dhe shirita të autoriteteve hetimore.
Në karburantin ku ndodhi ngjarja ende ka forca policore, të cilat po vijojnë punën për zbulimin e detajeve që çuan në vrasjen e Aranit Kurtit, 23 vjeç, dhe Flori Paluçit, 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Ngjarja e rëndë ka tronditur orët e para të mëngjesit të sotëm Manzën në Durrës. /Top Channel/



