Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet sot seanca publike ku po të shqyrtohet ankimi Erion Veliajt ndaj vendimit të qeverisë për shkarkimin nga detyra. Në varësi të vendimmarrjes së sotme të Gjykatës Kushtetuese, në tre skenarë të mundshëm, data më e mundshme dhe e fundit për zgjedhjet e Tiranës pritet të jetë pranvera e 2026.

Në rastin e parë, nëse Gjykata Kushtetuese e gjen të drejtë shkarkimin, pritet që data për zgjedhjet vendore për bashkinë Tiranë të jetë e shpejtë dhe Kushtestuesja do duhet të nxjerrë parashtrimin shpejt për ta publikuar në fletore zyrtare.

Në rastin që Gjkyata nuk e gjen të drejtë shkarkimin e Veliajt dhe pranon ankesën, atëherë në Tiranë nuk do ketë zgjedhje, dhe do duhet të pritet 2027 ku do ketë zgjedhje vendore.

Por ka dhe një skenar të tretë, i cili është nëse Gjykata Kushtetuese mund të marrë një vendimmarrje të ndërmjetme ta rikthejë çështjen në Këshillin e Ministrave dhe të kërkojë që ta bëjë shkarkimin e Veliajt në parashikim të Kushtetutës. Datat më e mundshme dhe e fundit për zgjedhjet e Tiranës pritet të jetë pranvera e 2026.