Deputeti Dashnor Sula është tërhequr nga lista e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, për kandidatët për deputetë.
Sula ishte në listën e kandidatëve për deputet në Elbasan, të Adriatik Llapajt por duket se marrëveshja që kishin arritur është prishur. Mësohet se krisja ka ardhur pasi nuk u ra dakord për gjëra teknike të cilat i kishin finalizuar më herët.
Kujtojmë se Sula u tërhoq nga kandidimi me Partinë Demokratike, për shkak se nuk do të ishte në listë të mbyllur.