Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku dy automjete janë përfshirë nga flakët.

Rreth orës 04:45, në lagjen “Isa Boletini”, një automjet tip “Suzuki”, në pronësi të shtetasit K.B, ka shpërthyer në flakë, duke u shkrumbuar plotësisht. Për pasojë, një tjetër mjet i parkuar pranë tij, tip “Audi”, është dëmtuar nga zjarri.

Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë ndërhyrë menjëherë, duke arritur të shuanin flakët dhe të shmangnin përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Aktualisht, grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Një nga pistat që po shqyrtohet është mundësia e zjarrvënies së qëllimshme. Po ashtu, janë sekuestruar pamje sigurie nga bizneset dhe banesat përreth, që mund të ndihmojnë në sqarimin e rrethanave të incidentit.

Për hetimet dhe zhvillimet e mëtejshme, do të bëhen njoftime të tjera nga autoritetet.