Forca të shumta policie janë angazhuar në një operacion në qytetin e Pogradecit, ku po zhvillohet një aksion.
Mësohet se aksioni është bërë për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale. Burime zyrtare bëjnë me dije se operacioni është ende në vijim dhe se ende nuk ka informacion mbi subjektin dhe pronat e sekuestruara.
Autoritetet vijojnë punën në terren dhe pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje rreth operacionit dhe masave të marra.