Një persona ka telefonuar sallën operative në Shkodër se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në vendin e quajtur Stom Golem.

Policia ka njoftuar se shtetasi me iniciale S. K., dyshon se është qëlluar në drejtim të automjetit në pronësi të tij, ndërsa nuk janë raportuar dëme materiale në mjet.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, shtetasi S.K, ka telefonuar në Sallën Operative se në vendin e quajtur Stom Golem, Shkodër, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri i cili dyshon se është qëlluar në drejtim të automjetit në pronësi të tij. (Pa shkaktuar dëme materiale në automjet).

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.