Katër betoniere janë djegur gjatë natës në një kantier ndërtimi në fshatin Dukati i Ri.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, mjetet ishin në pronësi të Blerti Mëhillajt.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por betonierët e ndërtimit janë djegur plotësisht.
Sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


