Një sasi lëndë plasëse është gjetur poshtë një automjeti ditën e sotme në qytetin e Burrelit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pjetër Budi”, ku poshtë automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit E.P., është konstatuar një pako. Forcat xheniere po kryejnë veprimet për heqjen e pakos dhe verifikimin e saj.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Me datë 06.01.2025, rreth orës 10.50, në lagjen “Pjetër Budi”, poshtë automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit E.P., është konstatuar një pako, e dyshuar me lëndë plasëse.
Forcat xheniere po kryejnë veprimet për heqjen e pakos dhe verifikimin e saj. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.