Seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj është shtyrë për në datën 7 korrik.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit mbrojtës të Veliajt, Plarent Ndreca, i cili nuk ishte i pranishëm për shkak të problemeve shëndetësore.

Në seancën e kësaj të marte nuk mori pjesë as vetë kryebashkiaku Veliaj, ndërsa gjykata vendosi shtyrjen e procesit për një datë të mëvonshme.