Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Kurbin, ku i dëmtuar ka mbetur një 35-vjeçar. Raportohet se i riu është paraqitur pranë spitalit të Traumës për të marrë mjekim dhe gjendja e tij paraqitet e rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, i riu ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plagosjes. Shërbimet e spitalit të Traumës kanë njoftuar menjëherë policinë mbi rastin dhe grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.