Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme, në lagjen Dudas të Shkodrës.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se ngjarja ka shkaktuar panik te banorët e zonës, pasi zjarri rrezikonte edhe banesat e tjera.

Mësohet se dy mjete zjarrfikëse bënë të mundur neutralizimin e zjarrit, teksa në zonë u ndërpre edhe energjia elektrike, për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm.

Fatmirësisht nuk pati  persona të lënduar.

Ndërkohë shkaqet e shpërthimit të zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa grupet hetimore po punojnë për të zbardhur rrethanat.