Pas përfundimit të zgjedhjeve, policia e Tiranës është përfshirë nga ndryshime të shumta, kryesisht me lëvizja të shefave të disa komisariateve.

Mësohet se ka ndodhur një shkëmbim mes komisariatit nr. 5 në Tiranë dhe atij të Vorës, ku shefat përkatës kanë ndërruar vendet. Nga ana tjetër, edhe shefi i krimeve në komisariatin nr.1 është ndryshuar, ku personi që mbante këtë post është transferuar te komisariati i policisë rrugore të Tiranës, te sektori i aksidenteve.

Ndryshime të shumta ka pasur në policinë rrugore të Tiranës ku rreth 20 efektivë të linjave dhe trafikut janë transferuar, po ashtu edhe 4 komandatë te trafikut dhe linjave, mes tyre edhe shefi i trafikut urban në Tiranë, Jetnor Shira. Mësohet se në vend të tij është emëruar Megian Ademaj. Po ashtu në policinë rrugore të Tiranës janë transferuar disa oficerë të policisë gjyqësore (OPGJ).

Ende nuk dihen arsyet dhe motivacionet e ndryshimeve të shumta në policinë e kryeqytetit.