Një 33-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Lushnjës, pasi dyshohet se konsumoi lëndë helmuese.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në një dhomë hoteli, ku 33-vjeçari po qëndronte. Ai është paraqitur vetë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kishte konsumuar lëndët helmuese.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:35, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi R. B., 33 vjeç, i cili dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese në një dhomë hoteli në Lushnjë.

Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.