Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur në pranë ambienteve të nje klubi nate në Sarandë, për të cilin është dashur ndërhyrja e “Shqiponjave” për të bërë të mundur neutralizimin e tij. Sherri ka nisur pasi punonjësit e sigurisë së clubi-t kanë dhunuar një person jashtë ambienteve të tij. Në këtë moment ka ndërhyrë policia, ndërsa pranë vendngjarjes ndodhej edhe shefi i Krimeve të Sarandës, Mateo Bakalli, i cili ka ndërhyrë për të ndarë palët. 

Situata ka agravuar dhe ka përfunduar në përdorimin e dhunës fizike, ku punonjësit e sigurisë kanë goditur efektivët. Gjatë kësaj përleshje është goditur edhe Shefi i Krimeve, Mateo Bakalli i cili është paraqitur në spital në mëngjes me hematoma në sy e lëndime të tjera.

Pas kësaj kanë ndërhyrë efektivët e forcat “Shqiponja”, të cilët kanë bërë të mundur neutarlizimin e situatës dhe kanë shoqëruar pranë ambienteve të komisariatit disa persona. Bëhet me dijse se në kuadër të kësaj janë ndaluar katër badigardët e klubit. Policia ka nisur hetimet mbi rastin dhe po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e këtij konflikti të dhunshëm. Paralelisht, grupi hetimor po punon për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të përfshirë në dhunimin e zyrtarit të policisë