Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë po zhvillon këtë të enjte në mbrëmje një mbledhje jashtë radhe, për të bërë ndryshime në buxhet për sa i përket shpenzimeve për procesin e votimit nga emigrantët dhe bonusin e pranverës për pensionistët.

Parashikohet që 500 milionë lekë ti kalojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe këto para do të shërbejnë për të mbuluar koston e votimit nga emigrantët, dërgimin e zarfit por edhe kthimin e tij pasi emigranti të ketë votuar.

Pra qeveria angazhohet që të mbulojë 100% shpenzimet për votimin e diasporës, qoftë për dërgimin e fletës së votimit, ashtu edhe për kthimin e saj. Po ashtu mësohet se në mbledhje po diskutohet edhe për aktin normativ për shpërblimin e pensionistëve në pranverë.