Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë deri të martën më datë 24 qershor, afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Shkak është bërë mosdorëzimi i rregullt i dokumentacionit për fazën e parë i 11 kandidatëve nga 13 në total. Vetëm 2 prej tyre rezulton se kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e duhur.
Ndër emrat më të njohur që synojnë kreun e Byrosë Kombëtare të hetimet janë ish-kryepolicët Haki Çako dhe Gledis Nano, zv.drejtori aktual i BKH Joni Keta dhe prokurori Andi Pogaçe.



