Protesta e thirrur nga Partia Demokratike dhe kreu i saj Sali Berisha ka nisur me vonesë mbrëmjen e sotme në bulevardin para Kryeministria e Shqipërisë.
Edhe pse mbështetësit dhe protestuesit ishin mbledhur prej orës 19:00 në shesh, nisja e tubimit u shty për rreth një orë.
Më pas, Berisha së bashku me deputetë dhe drejtues të tjerë të opozitës mbërritën nga selia blu drejt zonës së protestës, moment që shënoi edhe nisjen zyrtare të tubimit.
Ndryshe nga protestat e mëparshme, organizatorët kanë vendosur që këtë herë të mos ketë podium apo fjalime politike, por vetëm marshim të protestuesve në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Ky skenar është përdorur edhe në protesta të tjera të opozitës gjatë muajve të fundit.
