Një telefonatë për bombë në parkingun e një hoteli në qendër ka alarmuar policinë e Tiranës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka bërë evakuimin e stafit dhe klientëve të hotelit.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, një nga klientët ka dalë me robdishan në rrugë.
Ndërkohë policia bëri me dije se janë lajmëruar edhe forcat xheniere dhe vijojnë hetimet për ngjarjen.
