Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një mbledhje urgjente me zyrtarë të Partisë Socialiste dhe qeverisë në kryeministri.
Mësohet se Rama ka thirrur në takim, kreun e Kuvendit, Niko Peleshi, kreun e grupit parlamentar Taulant Balla, krerët socialistë të komisioneve parlamentare dhe Ministrin për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu.
Nuk dihet ende arsyeja e mbledhjes në Kryeministri, teksa ky zhvillim vjen vetëm disa orë pas konferencës së Ramës me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato për progres-raportin e rrugëtimit të Shqipërisë në anëtarësimin në BE.



