60 minuta para nisjes se seancës plenare demokratët janë mbledhur në seli për të diskutuar skenarët se çfarë qëndrimi do të mbëajnë sot në seancën plenare.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka njoftuar deputetët se para se t’i drejtohen Parlamentit të ndalin hapin në seli për të marrë një vendim nëse do i drejtohen parlamentit vetëm deputetët e pa përjashtuar apo dhe të përjashtuarit.
Ndërkohë dita e sotme parashikon surpriza pasi protestuesit e përjavshëm të Bashkisë janë njoftuar për të tubuar sot në orën 11.00 poshtë zyrës se Erion Veliaj.
Ende nuk dihet nëse do ketë një zhvendosje të protestuesve në Parlament, një skenar që ka ndodhur ne seancën e 17 tetorit ku pati përplasje dhe incidente pas futjes te FNSH në oborrin e Kuvendit.
Mesazhi i Bardhit drejtuar kolegëve:
Të nderuar kolegë!
Ne ora 09:00, do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, në selinë e PD. Ju lutem të sigurohet pjesëmarrja. Faleminderit!



