Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tepelenë, ku është regjistruar një shpërthim i fortë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Majkosh, ku sipas informacioneve paraprake 2 persona kanë rënë në kontakt me një bombë të pashpërthyer. Për pasojë, ata kanë mbetur të plagosur rëndë dhe po dërgohen drejt Traumës për mjekim të specializuar pasi gjendja e tyre paraqitet e rëndë.
Nga ana tjetër, policia ndodhet në vendngjarje dhe priten detaje të mëtejshme.
