Policia e Shtetit ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion të befasishëm në hyrje të Vlorës, me fokus kontrollin e automjeteve të dyshimta.

Operacioni është përqendruar në segmentin hyrës të qytetit, ku janë ndaluar dhe verifikuar mjetet që vinin nga aksi Fier–Vlorë. Në terren kanë qenë të pranishme Forcat “Shqiponja”, patrullat e rendit dhe Policia Rrugore, të cilat kanë ushtruar kontrolle ndaj drejtuesve dhe pasagjerëve.

Sipas burimeve zyrtare, aksioni synon kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe parandalimin e mbajtjes së armëve pa leje, sendeve të paligjshme apo lëndëve të ndaluara.

Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar për persona të ndaluar apo materiale të sekuestruara, ndërsa kontrollet në terren vijojnë.