Një operacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në një lokal në qytetin e Elbasanit, ku dyshohet se ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit.

Sipas informacioneve paraprake, policia ka shoqëruar për një komisariat disa persona, ndërsa më tepër detaje priten të bëhen publike në vijim.

Kujtojmë se kohët e fundit janë goditur disa raste të prostitucionit, kryesisht me shtetase të huaja, të cilat kthejnë apartamente të mara me qira, lokale apo dhe qendra masazhi, në pikat kryesore të këtij aktiviteti kriminal, në vendin tonë.