Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e stome nga policia në Sarandë.

Raportohet se deri më tani ka disa persona të arrestuar, mes të cilëve janë edhe “kokat” e grupeve që shpërndanin drogë. Po ashtu, gjatë aksionit janë sekuestruar sasi lënde narkotike, kokainë, kanabis dhe armë.

Priten detaje të tjera në vijim dhe një reagim zyrtar nga policia mbi ngjarjen.