Një 29-vjeçar me origjinë suedeze është arrestuar në qytetin e Durrësit. Sipas njoftimit, i riu lëvizte në qytetin bregdetar me armë zjarri të mbushur me fishekë. Nuk dihet ende arsyeja se përse ai ishte i armatosur, teksa hetimet mbi rastin vijojnë.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, patrullimeve, bashkëpunimit me qytetarët dhe punës informative, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, krahas angazhimit maksimal për zbatimin e planit të posaçëm të masave të ndërmarra në kuadër të sezonit turistik, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh finalizuan 2 faza të tjera të operacionit të koduar “Siguria”, gjatë të cilave u godit një rast i armëmbajtjes pa leje, si dhe u parandalua një vjedhje. Për këto raste:
-u arrestua në flagrancë shtetasi suedez, O. K., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit në çantën (marsup) që mbante me vete, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me karikator të mbushur me fishekë, që posedoheshin pa leje.
