Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat e avokates së Erion Veliajt, e cila kishte kërkuar më shumë kohë për të njohur aktet dhe dokumentet që lidhen me lejet që takonin kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në burg. Kërkesat e paraqitura nga mbrojtësja e tij u refuzuan nga gjykata, e cila vendosi të vazhdojë procedurat pa i dhënë më shumë kohë mbrojtjes.
Në sallën e gjykatës ishte i pranishëm edhe vetë Erion Veliaj, i cili po ndjek procesin nga afër. Ky vendim vjen pas disa ditësh shqyrtimi të çështjes, që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik për shkak të pozicionit të lartë të të pandehurit.
