Pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra si zëvendëskryeministre ka krijuar një boshllëk në strukturën e qeverisë shqiptare, duke e detyruar Kryeministrin Edi Rama të marrë një vendim të shpejtë për zëvendësimin e saj.

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, neni 95, pika 1, përcakton se Këshilli i Ministrave përbëhet nga Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat, dhe një qeveri nuk mund të qëndrojë në këmbë pa këtë pozicion kyç.

Pas lajmit për pezullimin nga detyra të Ballukut nga GJKKO, ajo është parë duke hyrë në Kryeministri për një takim me Kryeministrin Rama, i cili duhet të vendosë se si do ta mbushë këtë post të rëndësishëm.