Tirana këtë të shtunë është gdhirë e mbushur me posterat e ish-kupolës drejtuese të UÇK. Ata po përballen me një gjyq në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Fotot e tyre janë shfaqur në të gjitha rrugët e Tiranës ku ka billbordera elektronik.

Të katërta fotot e Hashim Thacit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë poshtë tyre vetëm një fjali.: “Liri për Clirimarët”. Nuk dihet ende përse fotot e tyre janë vendosur në Tiranë.

Gazetari Top Channel Munamed Veli, i cili ndoqi në Hagë procesin gjyqësore, thotë se me gjasë mund të jetë nisja e përgatitjeve të një proteste në Tiranë në mbështetje të tyre siç ka ndodhur në Prishtinë dhe në Hagë.