Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pasi doli nga ambientet e SPAK, ku u morr në pyetje për rreth dy orë.

I pyetur nga gazetarja Anila Hoxha se cilat ishin pyetjet që i drejtuan prokurorët e SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha tha se “nuk u mor vesh kush drejtoi më shumë pyetje, ata mua apo unë atyre”.

“Mjeranë që ripërsërisnin trillimet e tyre. Se ligji thoshin… ku u tregova ligjin e 2004 dhe nenin për shpronësimet. Por ata e kanë fshehur.

Pyetje konkrete ishte: ‘Ke dijeni për aktin e kontrollit të gjeneralit të klubit partizani’. Trillim sepse ai akt nuk ka lidhje me privatizimin. Është mashtrim i mirëfilltë i tyre. Ai kontroll është ushtruar sepse gjenerali për një arsye a një tjetër mbante peng. Privatizimi kishte përfunduar dhe me muaj të tërë objekti shfrytëzohej në mënyrë mafioze nga Paro Laçi dhe ata që paguheshin nga Paro Laçi

Qëndrimet e gjeneral Qiriazit nuk kishin asnjë lidhje sepse procesi i privatizimit, e vërteta është se për ata që e njohin ligjet, kishte përfunduar 14 muaj përpara por e drejta e parablerjes u ishte njohur këtyre 14 vite më parë që në momentin që u ishte njohur prona.”- tha Berisha.