Të afërmit e viktimës kanë dhënë detaje të reja pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Fier, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se vrau ish-vjehrrin e tij dhe plagosi ish-vjehrrën, përpara se të largohej nga vendngjarja me ish-bashkëshorten.
Një prej kushërinjve të viktimës ka deklaruar se çifti kishte qenë i lidhur dhe se problemet mes familjeve kishin ndikuar në marrëdhënien e tyre. Sipas dëshmisë së tij, 35-vjeçari kishte pasur konflikte të mëparshme me familjen e ish-të fejuarës.
“Çifti ishte i dashuruar, por familjet nuk e pranonin këtë lidhje. Ai kishte pasur problemet e tij dhe ka qenë edhe në arrest shtëpie. Ndihemi shumë keq për atë që ka ndodhur. Vajzën e ka marrë me vete. Familja e saj e kishte denoncuar edhe më parë”, është shprehur kushëriri i viktimës.
