Në protestën e sotme të Partisë Demokratike vihet re se flamujt e SHBA-së janë zëvendësuar me ato të BE-së dhe Gjermanisë. Një simbolikë kjo që po përdoret nga demokratët pas akuzave ndaj PS-së se ka bllokuar integrimin me vendimin për të mos ia dorëzuar deputeten Belinda Ballukun, SPAK-ut.

Ndërkohë, ende nuk ka një afat se kur 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të shprehen për Raportin e Komisionit Europium mbi ecurinë e Shqipërisë në procesin e bisedimeve për anëtarësim. Simbolika e flamurit gjerman në protestë lidhet edhe me lajmet që kanë qarkulluar se Gjermania është në krye të vendeve që ka ngritur pikëpyetje për miratimin e raportit.

Tubimi i sotëm nuk do ketë fjalime pasi në shesh vërehet mungesa e podium. Si gjithmonë para protestave të thirrura nga opozita, Kryeministria është rrethuar gardhe të hekurt ndërsa policia sot ka njoftuar rrugët të cilat do të bllokohen gjatë protestës. Ndërkohë ditën e djeshme kryedemokrati Sali Berisha zbuloi se deputetët do të bashkohen me protestuesit e zonës së tyre.