Naim Murseli, porositësi i dyshuar i vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023, ka kërkuar që të takojë fëmijët dhe biznesmenin Behgjet Pacollin.

Për këto kërkesa, Murselit i është thënë nga gjykata se janë në pritje nga autoritetet suedeze lidhur me fëmijët, ndërsa komunikimi me Pacollin s’i lejohet. Nuk dihet ende arsyeja pse Murseli kërkon të takohet me Pacollin, por kujtojmë se ai ka qenë këshilltar gjatë kohës sa Pacolli ishte Ministër i Punëve të Jashtme, në 2017.

‘’Kemi kontaktuar me autoritetet suedeze jam në pritje të përgjigjes së tyre. Ndërsa për kërkesën që keni bërë për të komunikuar me Behgjet Pacollin, ajo është kërkesë që nuk lejohet sepse hyn në kategorinë e personave që nuk e lejon ligji’’, i është thënë nga Gjykata.

Për vrasjen e Liridona Ademajt po akuzohen tre persona, bashkëshorti i 30-vjeçares, Naim Murseli, Granit Pllana dhe Kushtrim Kokalla.