Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Peshkopisë, ku disa persona kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se mjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të Ronaldo Rexhës ka humbur kontrollin dhe ka goditur 2 mjete të parkuara në krah të rrugës. Shkak është bërë shpejtësia shumë e lartë e benzit.
Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit Benz dhe një pasagjere edhe kjo në benz. Të plagosurit po marin ndihmën e shpejtë pranë spitalit Rajonal Dibër.