I ftuar në emsionin Breaking në Top News ditën e sotme ishte avokati Ervin Karanxha i cili foli rreth çështjeve gjyqësore dhe masat e sigurisë në ambientet gjyqësore.
Pjesë e diskutimit ishte edhe çështja e personazhit të njohur në Tik Tok Cllevio Serbiano i cili u ekstradua nga Dubai në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë.
Avokati pranoi se reperi rrezikon për shkak të konflikteve të shumta të tij me persona të tjerë dhe i duhen krijuar kushtet e sigurisë.
“Këto kanë qenë konflikte të ndryshme që kemi parë më herët. Clevio është ekstraduar dhe ndodhet aktualisht në ambientet e IEVP-së. Për shkak se ai ka ngritur pretendime se i rrezikohet jeta nga persona me të cilët ka pasur konflikte në të kaluarën, duhen marrë masa për të garantuar siguri maksimale.
Organet e burgut duhet të ndërhyjnë për të siguruar mbrojtjen e tij, qoftë edhe përmes ajrosjes së kufizuar. Dihet gjithashtu që Clevio ka thyer më parë masën e arrestit dhe aktualisht priten procedurat e mëtejshme ligjore.
Ai është një reper i njohur, falë aftësive të tij artistike, por ka qenë shpesh i përfshirë në konflikte të ndryshme. Duke qenë i izoluar, është e rëndësishme të krijohen kushtet e nevojshme për ta mbrojtur. Nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë edhe i pafajshëm, ndaj trajtimi i tij duhet të jetë në përputhje me të drejtat e njeriut dhe sigurinë e nevojshme.”, tha avokati.