Një sherr mes dy të moshuarve në zonën e Kombinatit ka degraduar në përdorimin e thikës, duke lënë një person të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur për motive banale dhe më pas ka përshkallëzuar në dhunë. I lënduari ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa autori i dyshuar është vënë në pranga nga policia.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
