Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 37-vjeçare i ka djegur shtëpinë të dashurit të saj.

Sipas njoftimit të policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasja H. L., 37 vjeçe, pasi dyshohet se ka djegur pjesërisht shtëpinë, të dashuri të saj

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: arrestuan në flagrancë shtetasen H. L., 37 vjeçe, pasi dyshohet se ka djegur pjesërisht, për motive të dobëta, banesën në pronësi të të dashurit të saj”, njofton policia.