Një 43-vjeçare në Tiranë është arrestuar pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasja me inicialet A.B., e cila dyshohet se ka shkelur masën e vendosur nga gjykata, si edhe ka tentuar t’i vërë flakën automjetit të ish-bashkëjetuesit të saj.

Policia sqaron se veprimet e saj përbëjnë shkelje të rëndë të masës së sigurisë dhe rrezikim të pronës, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.