Një incident i rëndë është regjistruar në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku një 15-vjeçar ka përplasur qëllimisht një automjet policie, duke shkaktuar plagosjen e një efektiveje.
Sipas informacioneve paraprake, i mituri nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, çka ka sjellë nisjen e një ndjekjeje nga zona e Çoles. Në përpjekje për t’i shpëtuar forcave të rendit, ai ka goditur mjetin e policisë, duke e përmbysur në rrugë.
Si pasojë e përplasjes, një efektive ka mbetur e plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore.
