Edi Rama: Sa i përket çerdheve dhe kopshteve, rritet popullsia, më shpejt rritet nevoja se mundësitë. Problem mungesa e hapësirave pronë shtet. Ne fatmirësisht më në fund pas një përpjekjeje dhjetëra vjeçare po arrijmë të imponojmë hapësirën publike si një hapësirë ku pavarësisht titullit të pronësisë nuk mund të rrethohet dhe përdoret si për shembull rritje bagëtish në qytet, sepse deri kur ka një leje për të shfrytëzuar, është një hapësirë në shërbim të komunitetit.

Kur bëhet një ndërtim në një pronë, flasim për ndërtim banesash, jo të një shtëpie private, dhe pronarët bëjnë një marrëveshje me një ndërtues, gjithçka rreth ndërtimit është e komunitetit, jo e pronarit dhe as e ndërtuesit.

Kemi ndërtuar një qasje tjetër ndaj ndërtuesve. Kush i shkruar në ligj tanimë, që sipas metrave katrorë që marrin lejen të ndërtojnë, ndërtuesit duhet të kontribuojnë me pemë.

Strehim për çiftet e reja të përballueshëm, për njerëzit që punojnë por e kanë të pamundur të mendojnë të blejnë një shtëpi me çmimet aktuale. Kjo do të jetë një politikë e re që do të bëjmë në funksion të strehimit. Është kollaj të flasësh e të thuash shih sa e vështirë është të blesh një shtëpi, por është një problem që sot e ka edhe Europa.