Deputeti socialist Erion Braçe, ka surprizuar sot në Kuvend duke u paraqitur me një qese me domate në dorë.
Ky gjest vjen si protestë ndaj rritjes së çmimeve dhe pasojave ekonomike që kanë sjellë tensionet ndërkombëtare mes SHBA-së dhe Iranit.
Gjatë seancës së sotme plenare, ai do të përballet në një interpelancë me Ministrin e Bujqësisë, Andis Salla, për të diskutuar vështirësitë e prodhuesve vendas.
Kjo kërkesë e deputetit synon të adresojë mbrojtjen e fermerëve dhe menaxhimin e krizës së kostove në tregun e ushqimeve.
