Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me çmimin e naftës në Shqipëri, duke theksuar se ai mbetet më i larti në rajon edhe nëse hiqen taksat.

Braçe thekson se çmimi neto i naftës në vend arrin në 0.984 euro për litër, duke qenë më i lartë krahasuar me vende si Mali i Zi, Greqia, Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Sipas tij, edhe duke hequr komponentët si akciza, TVSH apo taksa e qarkullimit, çmimi në Shqipëri mbetet deri në 40% më i lartë se në vendet e rajonit. Deputeti i referohet një analize të publikuar nga ALTAX dhe platforma Polifakt.

Braçe thekson se shkaku kryesor për këtë situatë është modeli i tregut të karburanteve në vend, të cilin e cilëson si “abuziv, klientelist dhe të mbrojtur”. Ai solli në vëmendje edhe një rast nga Italia, ku sipas tij ulja e akcizës nga qeveria nuk u reflektua plotësisht në çmimet për konsumatorët, pasi një pjesë e operatorëve nuk e zbatuan uljen, madje në disa raste çmimi u rrit.

Sipas Braçes, edhe në Shqipëri ekziston rreziku që çdo ulje taksash të mos reflektohet në çmimin final, për shkak të mënyrës si funksionon tregu. Në fund të reagimit, ai theksoi se tregu i karburanteve ndikohet më shumë nga politika sesa nga faktorë ekonomikë, duke cituar edhe ekspertin e njohur të energjisë Daniel Yergin, sipas të cilit “nafta është 10% ekonomi dhe 90% politikë”.

Reagimi i plotë:

PER NAFTEN, TROC E QARTE;
NE KEMI CMIMIN NETO-PA TAKSA,
ME TE LARTIN NE RAJON!

Pra;
DUKE HEQUR TAKSAT, CMIMI I NAFTES TEK NE-0.984€/Liter, ESHTE ME I LARTE SE NE MALIN E ZI-0.865€/Liter, ESHTE ME I LARTE SE NE GREQI-0.852€/Liter, ESHTE ME I LARTE SE NE KOSOVE-0.793€/Liter, ESHTE ME I LARTE SE NE SERBI-0.710€/Liter, ESHTE ME I LARTE SE NE MAQEDONI-0.670€/Liter.

Pra, duke hequr te gjitha keto historite TAKSE QARKULLIMI, AKCIZE, KARBON, TVSH, CMIMI I NAFTES TEK NE ESHTE ME I LARTI!! Deri 40% ME I LARTE!

Kjo eshte analiza e nje qendre eksperte si ALTAX dhe publikimit te saj POLIFAKT, teresisht e pavarur.

Po pse, cfare ndodh tek ne?
ESHTE MODELI I TREGUT QE E PRODHON KETE CMIM-ME TE LARTIN NE RAJON, MODEL ABUZIV POR I MBROJTUR, KLIENTELIST E I KORRUPTUAR!

Ne nje treg te tille te flasesh per taksa e shpresosh te ulesh cmimin prej taksave eshte e kote!

Ne ITALI, MELONI ULI AKCIZAT ME 25 CENT PER 20 DITE;
Raporti i qeverise dje tregoi se vetem 60% e POMPAVE kishin ulur cmimin, 11% edhe pse u ul akciza e kishin RRITUR CMIMIN;
E gjitha u parapri nga nje rritje e menjehershme cmimi qe e beri jo efektive uljen e akcizes.

Cfare u themi ne tregtareve sot?;
Po shkoj cmimi ne 220 LEKE/Liter, do ulet akciza me 20%!
Efekti nga sot do jete thuajse i paperfillshem, posacerisht nese TREGTARET do e cojne cmimin te henen-KUR TE HAPET BURSA (Bursa per keta tregtaret tane eeeeej), 220 LEKE/Liter.

Sot lexova nga DANIEL YERGIN-njohes shume i mire i tregut te energjise dhe mbajtes i cmimit PULITZER per publikimet e tij ne kete fushe:
KARBURANTI-NAFTA ESHTE 10% EKONOMI
DHE 90% POLITIKE!

NE SHQIPERI JA BEN MUUUU QE ESHTE KESHTU!