Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një grup kriminal që merrej me kultivimin e kanabisit dhe kanë arrestuar 3 shqiptarë.
Siç raportohet nga mediat vendase, kultivimi i kanabisit bëhej në disa banesa dhe në një zonë malore, larg qendrave të banimit, e cila ruhej me kamera sigurie dhe ishte e rrethuar me gardh elektrik. Gjithashtu, gjatë kontrollit janë gjetur në banesë një tunel nëntokësor që po përgatitej për një plantacion kanabisi të brendshëm, drita LED me fuqi të lartë dhe materiale të ndryshme të përdorura për kultivimin e kanabisit.
Gjatë aksionit u sekuestruan 300 kg kanabis me vlerë më shumë se 500,000 euro, si dhe pajisje të ndryshme të nevojshme për këtë lloj kultivimi. Operacionin zbuloi ekzistencën e një organizate ndërkombëtare, duke lokalizuar një rrjet kriminal, ku anëtarët e saj ishin shumë profesionistë në nivel ndërkombëtar.