Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre përmes rrugës Bardhyl, drejt Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT). Me flamuj në duar e simbole kombëtare, ata vijuan thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike të vendit.
“Çohuni nga kafja” ka qenë thirrja e tyre drejtuar qytetarëve të tjerë që ndodhen në lokalet aty pranë, për t’i bindur që t’i bashkohen protestës. Po ashtu ata njëzëri kanë thënë “opozita e re jemi ne”.
