Teksa në Kryeministria po vijojnë fjalimet gjatë protestës, janë raportuar momente tensioni në terren.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, dy qytetarë janë parë duke tërhequr me vete një betoniere në drejtim të turmës së protestuesve, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim.
Në zonë ndodhen grupe të shumta protestuesish, teksa aktiviteti po zhvillohet në kuadër të protestës së paralajmëruar kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
