Qeveria po mban sot mbledhjen e radhës pa prezencën e Belinda Ballukut, pasi GJKKO e pezulloi nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Mbledhja ka nisur në orën 12:00 dhe po drejtohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa ende nuk dihen detaje apo temat për diskutim. Sipas burimeve, pritet të ketë ndryshime në qeveri.
Sa i përket çështjes së Ballukut, qeveria e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se GJKKO cënoi pavarësin e pushtetit ekzekutiv.
Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, qeveria kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO vetëm për pjesën e pezullimit nga detyra të Belinda Balluku, teksa argumenton se ky vendim sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror. Këshilli i Ministrave kërkon pezullimin e efektit të vendimit të GJKKO-së deri në shqyrtimin e çështjes nga Gjykata Kushtetuese, duke lënë të hapur mundësinë e një rivlerësimi të masave ndaj Ballukut.
