Një tjetër episod tensioni është shënuar në sallën e Kuvendit, këtë herë mes deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti, dhe asaj të Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi.
Sipas asaj që u pa gjatë seancës, Hoti është afruar pranë ulëses së Muzhaqit dhe ka tentuar t’i marrë kartën e deputetes, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të kësaj të fundit.
“Po çfarë bën? Si mund të marrësh kartën e koleges?”, i është drejtuar Muzhaqi.
Në situatë ka ndërhyrë edhe Taulant Balla për të qetësuar përplasjen, por kjo ka sjellë një tjetër reagim nga Hoti, e cila iu drejtua atij me tone të ashpra: “Çfarë të dukem unë ty? Shoqja jote?”.
Ngjarja vjen në një klimë të tensionuar në Kuvend, ku debatet mes palëve kanë kaluar shpesh në përplasje të drejtpërdrejta.
